Nard Ndoka ishte prezent në protestën e 21 janarit dhe ka parë gjithçka, madje ai thekson se mund të ishte dhe një prej viktimave, pasi ndodhej 5-6 metra larg nga Ziver Veizi që humbi jetën.
I shprehur në një intervistë për “Ora News, Noka bën përgjegjës për ngjarjen vetëm personin që ka qëlluar mbi protestuesit dhe jo atë që dha urdhër.
“Së pari ka një ligj, nuk mund t’i japë asnjë politikan urdhër një gardisti të përdorë armën. Gardisti e ka të qartë kur do të hapë zjarr, kur do të qëllojë në ajër. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës. Ne ishim drejtuar që t’ju kërkonim të tërhiqeshin. Personazhi drejt nesh është gjuajtur nga turma me gur dhe ai nga frika e goditjeve ka ulur automatikun. Në atë moment mund të isha dhe unë një prej viktimave.”, tha Noka.












