Marrëdhënia mes Sara Gjordenit dhe Bardhi Idrizit brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP” është drejt fundit.
Pas spektaklit të së shtunës ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Këngëtari është shprehur gjatë debatit me Sarën se “kam thyer shumë principe për ty”, dhe se ajo “nuk ke bërë asnjë sakrificë”.
Kjo e ka lënduar së tepërmi Sarën, e cila i ka kërkuar që të largohet nga krevati dhe të mos i flasë më. Me këto debate ata i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se raporti intim i krijuar mes tyre të ndërpritet këtu.
Bardhi: Unë mendoj që ti refuzon të përshtatesh me mua.
Sara: Jo! Unë kam bërë gjithçka, kam bërë shumë sakrifica për këtë marrëdhënie.
Bardhi: Ti s’ke bërë asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të mia për ty.
Sara: Më vdektë mami, jam e skandalizuar për këtë që po dëgjoj nga goja jote.
Bardhi: Nuk je munduar sa jam munduar unë. Unë kam qenë ai që ka mbajtur litarin e lidhjes, ti e ke këputur shumë herë.
Sara: Sa të duash! Nuk do kemi një distancë, do ketë një ndarje definitive. Sepse ne nuk shkojmë me njëri-tjetrin dhe ti refuzon të përshtatesh me mua. Më vdekshin të gjithë, ikë dhe mos më fole më. Në sekondë të çohesh tani dhe të ikësh të krevati tjetër.












