Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian mbi 1 miliard euro deri në vitin 2027.
Rama theksoi se kanë marrë dritën jeshile për t’u bashkuar me disa segmente me familjen evropiane. Rama gjithashtu shtoi se pas 25 vitesh, Shqipëria ka dalë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Europës.
“Shqipëria ka dal pas 25 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Europës. Nuk jemi më në monitorim të plotë, por jemi si ato vende që do t’i bashkohen rrugës europiane. Shqipëria ia ka dal duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit. E them këtë me shumë krenari. Në periudhën sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 milidarë euro plus dhe kemi dritën jeshile për tju bashkuar vendeve europiane. Me këtë plan rritje, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë nuk do të kenë asnjë pagesë ekstra për transferta sepse zyra është anëtare në SEPA“, tha Rama.