Friday, May 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshime të reja për marrjen e pensionit

by Rilindje
03/11/2023
in AKTUALITET
Ndryshime të reja për marrjen e pensionit

Pensionistët duket se do të gëzohen sërish nga qeveria. Rama vendosi t’iu indeksojë pensionet dhe premtoi bonusin e fundvitit, një projektligji për llogaritë bazike, i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionistët.

Referuar draftit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë si dhe për pensionistët.

Kush përfiton?

Por sa pensionistë përfitojnë nga ky projektligj? Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë. Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit. Vetëm nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, kategorisë së pensionistëve do t’u kursehet në total një shumë prej 133 milionë lekësh në vit. Në projektligjin e ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line. Sipas draftit zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70% deri në vitin 2023.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në Kodin Rrugor, shoferët nuk do të lejohen të lëvizin natën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në Kodin Rrugor, shoferët nuk do të lejohen të lëvizin natën…

08/05/2026
Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit

08/05/2026
E FUNDIT/ Taulant Balla jep lajmin e trishtë! Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar
AKTUALITET

E FUNDIT/ Taulant Balla jep lajmin e trishtë! Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar

07/05/2026
Lajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të Naftës dhe Benzinës: Sa kushtojnë…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Bordi vendos ÇMIMET e reja të Naftës dhe Benzinës: Sa kushtojnë…

07/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…

06/05/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E papritur! Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, socialisti…

05/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aktori i madh Robert Ndrenika: Erion Veliaj djalë i rritur me probleme, unë bëj…
TË TJERA

Aktori i madh Robert Ndrenika: Erion Veliaj djalë i rritur me probleme, unë bëj…

08/05/2026
“Veliaj krah avokatit, Meta në kafaz!”/ Deputeti i Partisë së Lirisë shpërthen keq: O qelbësira…
POLITIKË

“Veliaj krah avokatit, Meta në kafaz!”/ Deputeti i Partisë së Lirisë shpërthen keq: O qelbësira…

08/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në Kodin Rrugor, shoferët nuk do të lejohen të lëvizin natën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në Kodin Rrugor, shoferët nuk do të lejohen të lëvizin natën…

08/05/2026
Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn, befason me gjestin, ja çfarë i thotë në vesh…
POLITIKË

Robert Ndrenika puth në ballë Erion Veliajn, befason me gjestin, ja çfarë i thotë në vesh…

08/05/2026
Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Që në mëngjes vjen super lajmi për bypass-in e Elbasanit

08/05/2026
Merret vendimi/ Ilir Meta dënohet pas intervistës “live” nga burgu
POLITIKË

Ilir Meta kërkon lirim nga qelia/ Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë…

07/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!