Duke marrë shkas nga aksidenti tragjik i ndodhur pak ditë më parë tek rreth rrotullimi i TEG, ku një 20 vjeçar po lëvizte me shpejtësi skëterrë e për pasojë humben jeten 3 te rinj, nevojat e ndryshimit Kodit Rrugor u bënë emergjente.
Opozita dhe mazhoranca bashkuan votat (102 vota) dhe miratuan në Kuvend disa ndryshime të rëndësishme, qëllimi i së cilës është të ndikojë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Më konkretisht, për 2 vitet e para nga pajisja me patentë, shoferëve u ndalohen mjete me fuqi të lartë motorike, pra shoferet e rinj undalohen makinat luksoze. Gjithashtu shoferëve të rinj, dy viteve të para te patentës nuk do t’u lejohet që të ecin me nje shpejtesi me te madhe se 80 km/h.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar disa nga ndryshimet që kanë marrë ditën e jeshile.












