Pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi emerimin e ministrave të rinj, sot ne oren 14:00 do te mblidhet Kuvendi për t’i dhene votën perfundimtare ndryshimeve ne kabinetin qeveritar te propozuar nga Edi Rama.
Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.
Këto janë ndryshimet në qeveri qe do te miratohen ne Kuvend:
Ministër Financash, Ervin Mete
Ministër i Jashtëm, Igli Hasani
Ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu
Ministri e Bujqësisë, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku












