Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpjegoi zgjedhjet e bëra për listën e 27 lojtarëve të ftuar për në Kampionatin Europian.
Në listën paraprake vihen re disa mungesa të rëndësihme në sulm, si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo edhe Arbnor Muja. Mungesë e rëndësishme në mesfushë është Keidi Bare, ndërsa në mbrojtje mungon Frederik Veseli.
Një nga risitë e publikimit të listës së kombëtares shqiptare, ishte afrimi i Medon Berishës, i cili do të bëjë debutimin e tij.
Pse mungon Bare, Cikalleshi dhe Uzuni? “Përgjigjen e kam dhënë, doja të merrja 35, por unë mund të marr vetëm 26 në fund, në këtë liste kemi 27. Dikush edhe e meriton, por kjo është jeta. Kemi studiuar lojtarët, karakteristikat e tyre dhe të kundërshtarëve dhe në bazë të këtij studimi kemi bërë këto zgjedhje. Mund të ketë 7-8 lojtarë të tjerë që e meritojnë, por mund të marrim vetëm 26. Do të kemi ndeshjet miqësore dhe mund të bëjmë ndonjë ndryshim. Dera e kombëtares tonë është e hapur për të gjithë. Grupi është 100% i qetë dhe kemi atmosferën e duhurE kam të pamundur t’i marrë të gjithë në kompeticion, por ajo që ka rëndësi është se grupi është i qetë dhe i motivuar“, tha Sylvinho.












