Ka përfunduar Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ me Argjentinën që ka arritur të triumfojë në finalen e madhe të Kupës së Botës. Në ‘Katar 2022’ çmimin si golashënuesi më i mirë e ka marrë Kylian Mbappe që realizoi 8 gola.
Me tetë golat e shënuar në Katar, Mbappe është futur në mesin e top shënuesve më të mirë në histori. Megjithatë i pari mbetet ish-sulmuesi gjerman Miroslav Klose me 16 gola të realizuar. Në vendin e dytë mbetet legjenda braziliane Ronalado Nazario me 15 gola, kurse i treti është Gerd Muller me 14 gola.
Golashënuesit më të mirë në histori të Botërorit:
🇩🇪 Miroslav Klose – 16 gola
🇧🇷 Ronaldo Nazário – 15 gola
🇩🇪 Gerd Müller – 14 gola
🇫🇷 Just Fontaine – 13 gola
🇦🇷 Lionel Messi – 13 gola
🇧🇷 Pelé – 12 gola
🇫🇷 𝐊𝐲𝐥𝐢𝐚𝐧 𝐌𝐛𝐚𝐩𝐩é – 12 gola