Kryeministri i vendit Edi Rama, ka kujtuar masakrën e Reçakut 25 vite më parë, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Kreu i shtetit shprehet se kjo masakër tronditi mbarë botën.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën”, ka shkruar kryeministri Rama.
Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Masakra u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.












