Skena e Eurovision mbrëmë u ‘ngrit peshë’ nga këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi dhe famija e saj. “Duje” arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve dhe të kualifikohet e para për natën finale.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, mes emocionëve dhe lotëve të gëzimit Albina ka falenderuar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen dhe jurinë për besimin që i dhanë asaj dhe familjes dhe çuan Shqipërinë sa më afër fitores së madhe.
“E kam zemren plot! Emocione unike e shume te medha! E dija, ju kam ndjere qe jeni me mua qe nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar qe bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashke drejt finales, me ju te shtunen plot krenari e sukses! Ju dua”, shkruan Albina. Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.












