Shqipëria ka marrë një fitore të madhe 2-0 në “Air Albania” ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin e të kualifikueseve të Euro 2024.
I sapofutur në fushën e lojës, këtë pjesë të dytë Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.
Daku ka festuar golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e merr tatuazhi i tij. Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana”, nick name i komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani.













