Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë.
Lajmin e përcolli në rrjetet sociale, kreu i qeverise i cili informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.
“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai. Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare. “Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi kryeministri Rama.












