“Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj!”. Ky është titulli i artikullit të ‘New York Times’ ku publikohen detajet e projektit për formimin e një shteti sovran të “Urdhrit të Bektashinjve’
Në një prononcim për ‘NewYork Times’, Rama thotë se dëshiron t’u japë bektashinjve, enklavën e tyre, ngjashëm me shtetin e Vatikanit në kryeqytetin italian Romë, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
“Një mikroshtet i moderuar islamik. Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”. Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, monark absolut. Baba Mondi thotë se në shtetin e ri bektashi të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi. Nuk do të ketë ushtri, roje kufitare apo gjykata por do të ketë një shërbim të vogël inteligjence “sepse edhe ne kemi armiq. Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha Rama.












