Wednesday, November 18, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Drejtësinë nuk e bën qeveria”/ Rama sherr me demokratin për “21 Janarin”: Turpi…

by Rilindje
21/01/2025
in EDI RAMA
“Drejtësinë nuk e bën qeveria”/ Rama sherr me demokratin për “21 Janarin”: Turpi…

Duke iu përgjigjur komentuesve përmes një videomesazhi pjesë e rubrikës ‘sy më sy’, Rama tha se çdo vit që kalon jo vetëm shtohet barra e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar por njollos dhe vetë reformën në drejtësi duke poshtëruar jo vetëm familjet e dëshmorëve por një popull të tërë që do dhe meriton drejtësi për 21 janarin.

“Vazhdove me të njëjtin refren, mashtrime plot, ju po të ishit për drejtësi do e kishit bërë sapo u bëtë kryeministër, por talleni me viktimat dhe falë atyre u bëre kryeministër dhe vetëm një 21 janar tjetër mund të të heqë nga pushteti ty, mjaft me fasadë”, ka shkruar profili “Primaret në PD” në llogarinë e Ramës.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur:

“Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur.

Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.

Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjesht në adresë të gabuar.

Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme. Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund tua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen“, tha Rama.

NGA KATEGORIA

E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami
AKTUALITET

Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami

18/11/2026
Ndreca sfidon vijën e PS-së? Zbulon çfarë i ka thënë Ramës për Erion Veliajn
POLITIKË

Ndreca sfidon vijën e PS-së? Zbulon çfarë i ka thënë Ramës për Erion Veliajn

17/11/2026
E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…

17/11/2026
Çfarë ka ndodhur me Spiropalin në PS? Blendi Klosi tregon gjithçka…
POLITIKË

Çfarë ka ndodhur me Spiropalin në PS? Blendi Klosi tregon gjithçka…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!