Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut. Kreu i qeverise ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është “0 NEGATIV”.
Në fjalën e tij ndërkohë që jepte gjak, Rama e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.
“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak. Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”, tha Rama.












