Fation Veizaj ka hequr dorë nga mandati i tij si deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Vlorë.
Vetë Veizaj ka sqaruar dhe arsyen e marrjes së këtij vendimi e cila ka të bëjë me situatën e brendshme aktuale në PD.
“Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese. Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert“, shkruan Veizaj.












