Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.
Ndërhyrja i është bërë për t’i pastruar mushkëritë. Mjekët thonë për ‘ABC Neës’ se operacioni ka rezultuar i suksesshëm. Ndërkohë, ish-kryeministri Nano vijon trajtimin në spital dhe rikuperimi sipas mjekëve kërkon kohë të gjatë. Megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është e qëndrueshme.
Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.












