U tensionua situata në Londër masi disa militantë demokratë me porosi të Berishës kanë bërë thirrje në sallë kundër Edi Ramës.
Si duket disa protetsues që ishin jashtë, kanë arritur që të hyjë në sallë, duke shkaktuar zhurmë dhe tensione në këtë takim.
“Rama ik, hajdut”, janë dëgjuar teksa thërrasin militantët demokratë, ndërsa mbështetësi e Ramës thërrisnin “Rama, Rama”, për të mbytur zërat e “kundërshtarëve”.
Rama i ka quajtur protestuesit grup të “verbërish” të nxitur nga Tiranë.
“Një grusht të verbërish atje te dera që të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë. Megjithatë, me keqardhje por pas asnjë dyshim me vetëdijen se edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi është drejt fundit”, iu përgjigj Rama.












