Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi tha se Edi Rama njohu vetëm jakën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, pasi parisienët janë më femërorë.
“Kur thashë se Edi magjepsi Parisin, Alban Dudushi tha pse gjithë Parisin takoi ajo, një pyetje jashtë mase budallaqe. Objektivisht nuk takohet e gjitha Tirana, por Edi në ato vite nga puna e arti që bënte, nga letërsia dhe filozofët që ai lexonte jo vetëm që nuk njohu gjithë Parisin, por Edi njohu vetëm ajkën e Parisin dhe e magjepsi, burrat e gratë sepse ishte më mashkullori ndër ta, sepse francezët janë shumë femërore, të imët e të vegjël.
Do të kisha shumë dëshira ta thoja se kjo ishte shumë e vërtetë sepse ai ishte aso kohe 33 vjeç. Dhe doja të thoja se Edi ka magjepsur Shqipërinë, Shqipëria e ka zgjedhur për herë të tretë kryeministër, 2 herë e ka zgjedhur në bashkinë e Tiranës. Kush e zgjodhi Edi Ramën, Franca apo Italia? Shqiptarët vetë e zgjodhën”, u shpreh Vorpsi.












