Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen Forcave të Armatosura.
Rama fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit. Rama bën me dije se Forcat e Armatosura marrin një pagë jo më të vogël se 750 mijë lekë të vjetra në muaj.
“Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare: www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë. Afati i fundit i aplikimeve 30 dhjetori 2024“, shkruan Rama.