Ditën e sotme hapet tërësisht për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.
Kryeministri Rama ka ndarë një video me punimet e fundit në Unazën e Madhe.
“Mirëmëngjesi dhe me punimet e fundit në kantierin e unazës së madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra, kurse shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km/h. Por, në lotin 6 shpejtësia makimale do të lejohet deri në 140 km/h, pasi konsiderohet autostradë e kategorisë A. Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt.
Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.