Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave pas humbjes katastrofe në zgjedhjet vendore.
Megjithëse pas 14 majit u katandisën me vetëm 7 bashki të vogla, Berisha vazhdoi “këngën” e njëjtë të Lulzim Bashës me pretendimin se opozitës i janë vjedhur votat.
“Duhet t’i rikthehemi protestës. E vështirë, sakrificë, po rrugë tjetër s’ka. Vetëm veten do të gënjenim. Po ne nuk jemi nga ata që gënjejnë veten. Nuk mundet opozita të ndalë qeverinë të shpërndajë 6800 mijë zarfe. Nuk ka rrugë tjetër kundër Edi Ramës. Sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj”, tha Sali Berisha.












