Kreu i zgjedhur i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka marrë vendim duke firmosur emërimin e parë në seline blu.
Ditën e sotme, Lulzim Basha ka emëruar Mirela Karabinen e cila nga sot do të jetë zëdhënësja e Partisë Demokratike.
“Një falënderim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë. Në rrugëtimin tim profesional në fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision”, shprehet ajo pasi mori “postin” në PD.












