Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

PD vendosi të bojkotojë, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen…

by Rilindje
13/07/2026
in POLITIKË
PD vendosi të bojkotojë, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen…

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pasi Partia Demokratike këtë të hënë vendosi që të mos marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend, duke e bojkotuar.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që Partia Demokratike mund t’i bëjë Edi Ramës dhe për këtë ka akuzuar Sali Berishën se po i vjen në ndihmë kryeministrit.

Sipas ish-deputetit, në ditën kur PD duhet t’i jeptë zë protestuesve, PD vepron për llogari të interesave personalë të Sali Berishës.

Ndërsa në fund Salianji thekson në postimin e tij, se shqiptarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë largimin e dyshes Berisha-Rama.

Postimi i plotë nga Ervin Salianji:

“Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.

Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes!

Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve dhe të rinjve që kanë ngritur dhe po mbajnë në këmbë revoltën më të gjatë popullore të viteve të fundit në Shqipëri.

Por, mesa duket, interesi personal i Sali Berishës nuk e lejon Partinë Demokratike të marrë frymë, të përmbushë misionin e saj opozitar dhe të përfaqësojë qytetarët. Prandaj kërkohet ndryshim. Prandaj gjithnjë e më shumë qytetarët kërkojnë largimin e dyshes bashkëqeverisëse Rama–Berisha.

Ndryshimi do të vijë, sepse tashmë ortakeria e tyre politike është ekspozuar hapur para syve të shqiptarëve. Ata nuk janë më alternativë kundër njëri-tjetrit, janë garancia e mbijetesës së njëri-tjetrit“, shkruan Salianji.

NGA KATEGORIA

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Rama shpërthen për kullat dhe arkitektët e huaj: Nuk dimë t’i bëjmë…

01/10/2026
Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…
SHOWBIZ

Dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kush janë dy VIP-at që refuzuan…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!