Tirana dhe qytetet e tjerë janë pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po u gëzohen atyre.
Problemet janë financiare por edhe mosdakordësi me vendimin e fundit të qeverisë Rama. Pensionisti Vaskë Çifligu ka dërguar në “Gazetën Dita” një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama ku ka një kërkesë:
“Kryeministri, zoti RAMA, duhet ta dijë se sot ne pensionistëve për arsye moshe dhe shëndetësore, pensionin Posta na e sjell në shtëpi. Na njoftuan se tash e mbrapa duhet të vemë për ta marrë në Bankë. Ky njoftim për ne është hidhërim. Kjo masë është e favorshme për ata pensionistë që kanë moshë e shëndet që ecin dhe nuk lëngojnë, jo për ne që mezi marrim frymë. Ju lutemi gjeni mënyrën për ta vënë në dijeni zotin kryeministër ta lërë siç ka qenë rregulli j mëparshëm se janë një numur relativisht i madh pensionistësh të cilët paguajnë Postën për të marrë atë lëmoshë. Me respekt pensionistët Frosina Çifligu (Negovani) dhe Vasil Çifligu” – shkruan Çifligu në një letër dërguar në redaksi.












