Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve, ka theksuar se reforma në drejtësi është arritur fal tij dhe skuadrës së tij të Partisë Socialiste.
Rama tha se ka respekt për kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin për të cilin theksoi se “i ka dhënë shpatën e ndëshkimit”.
“Për sa i përket arrestimeve që kanë ndodhur, dita e arrestimeve dhe gjykimeve të personave në pushtetin politik, qofshin ata ministra, kryetarë bashkie, kjo nuk do të kishte qenë kurrë një traumë për PS-në. PS dhe të gjithë bashkë realizuam reformën në drejtësi, pasi as babai yt, as gjyshi yt, nuk kanë parë asgjë të tillë që po shohim sot. Altin Dumani, të cilin e respektoj dhe kam shprehur solidaritetin, ka qenë aty prokuror i Republikës së Shqipërisë dhe ata të tjerë nuk kanë pasur fuqinë që ka sot. Shpatën e drejtimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë. Shpatën e ndëshkimit e mbante zonja e drejtësisë. Unë e dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëj” tha Rama.












