I ftuar në studion e “Zërit të Amerikës” në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.
I shkëputur nga Partia Demokratike e cila është bërë “copë e çikë”, Shehaj tha se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.
“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike. Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt te ri politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise”, u shpreh Agron Shehaj.