Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka shtuar polemikat akoma edhe më shumë me fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale.
Fituesi i Big Brother VIP, ka menduar t’i hedhë benzinë zjarrit duke postuar një foto ku këngëtari supozohet të jetë afër barkut të partneres së tij dhe shkruan: “Rrahjet më të ëmbla në botë!”
Nuk dihet nëse e gjitha kjo është një shaka nga ana e Luizit apo ka diçka të vërtetë megjithatë këngëtari dhe fituesi i “Big Brother” e ka shprehur shpesh dëshirën për t’u bërë baba. Mesa duket shumë shpejt Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër.