Prej mesditës së djeshme, Shqipëria u përfshi nga stuhia ‘Ciaran’ që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Europës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj ekipeve të punës për menaxhimin e situatës së krijuar pasi vendi u përfshi nga stuhia ‘Ciaran’ që ka prekur edhe vende të tjera të Evropës.
Rama shkruan se ekipet e punës, vijojnë të jenë në terren për parandalimin e pasojave si dhe u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.
‘’Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave. Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”– shkruan Rama.












