Sabiani ka treguar hapur se është kundër lidhjes së vajzës së tij, Keisi me djalin e Robert Aliajt, Kristin. Roberti nga ana tjetër i ka dhënë bekimin e tij kësaj marrëdhënie.
Roberti u shpreh se ai ka ndërtuar një familje shumë të hapur dhe nuk ndërhyjnë kurrë në zgjedhjet e fëmijëve. Kur u pyet për deklaratën e Sabianit, i cili ka dalë kundër, Roberti u përgjigj se nuk dëshiron të reagojë për këto gjëra pasi i duken mentalitete të vjetra.
“T’i ndërhysh një fëmije ne zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund të bësh në Europë, se duam të integrohemi dhe në Europë ne. Gjithë këto janë mentalitete anadollake. Një pjesë e shoqërisë ka rënë në një mentalitet mjeran. Nuk dua të bëj lajm, do thonë mediat reagoi Roberti, nuk reagoj fare unë për këto gjëra”, tha Roberti.