Qeveria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimin ndaj vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kjo lëvizje vetëm pak pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama, e para për këtë çështje, të mbajtur në konferencën për shtyp pas samitit për Planin e Rritjes.
Rama tha se e respektojnë vendimin e gjykatës, por shtoi se do e çojnë në Kushtetuese se ishte një cenim i pushtetit të ekzekutivit. Ndërkohë, dje qeveria i ka hequr momentalisht Ballukut edhe të drejtën e firmës.












