Në një shkollë afër Spitallës është ndërprerë votimi pas një incidenti në ambientet e jashtme.
Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson koalicionin “Meta-Berisha” ka marrë vulën dhe është larguar çfarë ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta.
“Pas sherrit që ndodhi në korridor, nga frika u larguan njerëzit, unë nuk u largova isha në oborr”- tha sekretari. Policia ka rrethuar zonën për të monitoruar dhe parandaluar sherre të tjera. Sherri i ndodhur ka qenë jo i përmasave të vogla, ku dy palët janë qëlluar me grushte.












