Gazetiari i njohur Nikollë Lesi ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa thotë se SPAK pritet të fillojë arrestimet nga opozita.
Gjate intervistes per “Abc News”, Lesi theksoi se në shtator-tetor-nëntor priten arrestime të bujshme nga e djathta.
“Unë shoh edhe një gjë tjetër, shoh që SPAK do fillojë të kalojë pak djathtës gjatë vjeshtës. Do të kemi vjeshtë me 45 gradë temperatura për opozitën. SPAK po bën një punë heroike, sepse po fillon të pastrojë këtë korrupsion të nivelit të lartë në administratën e shtetit. Opozita ka rol vendimtar që të dalë në protesta, jo me 42 deputetë, por me 300 mijë veta, ditë e natë. Lideri i opozitës kur del para regjimit, ose arrestohet nga regjimi ose e rrëzon regjimin”, tha Lesi.












