Kryeministrja Edi Rama dhe zv/kryeministrja, Belinda Balluku ishin sot në një takim me arsimtarët në Lushnjë.
Rama tha se dita-ditës po gryka e “Tik Tok” do ngushtohet dhe paralajmëroi se në një periudhë 10-15 ditësh duhet të jetë black out total.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur njerëzit tanë, qytetarët dhe Republikën e Shqipërisë. Jemi këtu për të mbrojtur fëmijët nga kërcënimi i madhe që vjen nga rrjetet sociale dhe posaçërisht tik tok. Ka qenë një vendimmarrje 95% prindër dhe mësues thoshin të mbyllet, 65 mijë prindër e mësues janë pyetur dhe kanë thënë mbylle. Ne i kemi thënë se nuk do ta lejojmë tik tok të funksionojë, dhe të hyrë në shtëpitë tona si skuth, me gjithë ato lloj produktesh që janë pa filtër dhe shkojnë drejt tek fëmijët. Mbyllja e Tik Tokut teknikisht ka filluar, ditë pas dite gryka e tik tok do ngushtohet dhe në një periudhë 10-15 ditësh normalisht duhet të jetë black out total” ,tha Rama.