Monday, June 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Po ngrihet një dallgë dh*ne”/ Edi Rama REAGON fort për protestën e “Zvërnecit”….

by Rilindje
13/06/2026
in EDI RAMA
“Po ngrihet një dallgë dh*ne”/ Edi Rama REAGON fort për protestën e “Zvërnecit”….

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje protestat dhe me koncertin e mbajtur ditën e djeshme nga këngëtari Yll Limani, i cili përkonte me kohën gjatë së cilës u mbajt protesta.

Rama e ka konsideruar bojkotin dhe kundërshtitë e protestueseve ndaj këtij koncerti si një “dhunë” të ushtruar ndaj tij.

“Nuk e njoh Yll Limanin.  Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës” , ka shkruar ai.

Ai më tej ka konsideruar si shqetësimin më kryesor kundërshtinë ndaj presidentit amerikan sipas tij nga ana e protestuesve.

“Por nga ana tjetër po ngrihet përditë e më shumë një dallgë dhune verbale, plot presion, vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, që nga thirrjet rrugëve “çohuni nga kafja” se medemek atdheu ju thërret, tek thirrjet për të bllokuar rrugë se medemek kush do të bëjë punë të tjera duhet detyruar të merret me punën atdhetare të bulevardit, e deri tek një histeri intimiduese online në emër të atdheut që s’ka asnjë lidhje me elegancën e me paqen e flamingove!”, shton ai më tej.

Rama më tej i ka krahasuar protestat me skuadrat e zeza të Musolinit, apo me nazistët duke thënë se sipas tij asnjë “lëvizje ekstremiste nuk nis duke marrë pushtetin me forcë, po duke pretenduar se vetëm ajo e përfaqëson kombin, vetëm ajo e dëgjon zërin e popullit dhe vetëm ajo ka të drejtën morale për të vendosur në emër të popullit se kush është patriot e kush jo”

“Por fjala është tek fakti se kush dhunon online ata që nuk rreshtohen me protestën, e që janë padiskutim shumica e popullit shqiptar (edhe përtej shumicës që mbështet qeverinë e Partisë Socialiste), jo vetëm nuk e bën Shqipërinë më të mirë po godet aty mu ku Shqipëria ka pikën e vet më të fortë, refuzimin e saj organik ndaj frymës nacional-socialiste apo neo-komuniste, prej të cilave shqiptarët kanë parë picirrin e zi dhe të cilat kanë bashkuar në bulevard edhe ekstremet politike të shqiptarizmës së shtirur, nga llapaqorrat tek qorrallapat pa harruar grusht-shtetasit e lodhur të 1998-ës apo të ardhurit nga treva të tjera shqiptare për të mbrojtur Shqipërinë Etnike nga investimet e huaja!”, shtoi kreu i qeverisë më tej.

NGA KATEGORIA

Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…
EDI RAMA

Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…

15/06/2026
“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…
EDI RAMA

“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…

15/06/2026
Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…
EDI RAMA

Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…

15/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Do anulohen investimet në Sazan dhe Zvërnec? Kryeministri Rama i “prerë” tregon vendimin…

14/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Hajvanë, frymë fashiste! Po…

14/06/2026
Rrjeti “kryqëzoi” Ylli Limanin që nuk anulloi koncertin, reagon Rama: Nuk e njoh si këngëtar por…
EDI RAMA

Rrjeti “kryqëzoi” Ylli Limanin që nuk anulloi koncertin, reagon Rama: Nuk e njoh si këngëtar por…

14/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…
EDI RAMA

Reagimi i fundit i Ramës për protestat, Kryeministri “kapet” me komentuesin: Rasti yt…

15/06/2026
“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…
EDI RAMA

“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!”/ Rama REAGON fort për protestat: Qeveria…

15/06/2026
Rama i quajti “hajvanë”/ Lapaj shpërthen ndaj tij: O delenxhi…
POLITIKË

Rama i quajti “hajvanë”/ Lapaj shpërthen ndaj tij: O delenxhi…

15/06/2026
Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…
EDI RAMA

Ramën e lënë nervat me gazetaren amerikane: Jared Kushner po fiton një m*t…

15/06/2026
Marjana Koçeku njoftoi DORËHEQJEN nga PS, vjen kërkesa e papritur nga aktivistja…
POLITIKË

Marjana Koçeku njoftoi DORËHEQJEN nga PS, vjen kërkesa e papritur nga aktivistja…

15/06/2026
Do tërhiqet nga Zvërneci? Rama i “prerë” tregon VENDIMIN pas protestave: Të q*fsha ropt…
EDI RAMA

Do anulohen investimet në Sazan dhe Zvërnec? Kryeministri Rama i “prerë” tregon vendimin…

14/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!