Shpallja e Luizit finalist i parë, ka krijuar përplasjet e para në shtëpi mes tij, Deas dhe Kristit.
Këta dy të fundit thanë se e kishin menduar që Luizi mund të ishte finalist, por jo fitues. Sipas tyre ai çfarë nuk ka bërë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpi, por nuk e meriton aspak finalen. Duke ironizuar Dean dhe Kristin, të cilët i sheh si konkurrentë të fortë, Luizi i tha atyre “të flenë gjumë e të mos merren me të”.
Sa i përket bindjes së tij për të dalë fitues, Luizi tha se “Nëse nuk shpallem fitues, do kërkoi të hapen “kutitë” e votimit”. Në këtë mënyrë Luizi nënkupton se do t’i kërkojë transparencë produksionit duke bërë publike të gjitha votat.












