Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së socialistëve në zgjedhjet që u mbajtën dje në Rrogozhinë, pasi Kolegji Zgjedhor evidentoi parregullsi në 14 Maj.
Rama thotë se skuadra e socialistëve mësoi nga gabimet e 14 Majit dhe tashmë ka arritur që të fitojë me një rezultat të thellë zgjedhjet në Rrogozhinë.
“Rrogozhina VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe PS. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash. Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore. Vetëm Përpara!”, shkruan Rama.












