Nesër në orën 10:00 do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend për çështjen “Ahmetaj”.
PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër edhe pse ishte parashikuar nga mazhorana për ditën e hënë. Ne kete menyre PS pranon kerkesen e opozites per te përshpejtuar arrestimin e Arben Ahmetajt i cili për momentin ndodhet jashtë Shqipërisë.
Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.
Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK per arrestimin e ish-ministrit.












