Nga Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të dy komentuesve në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.
“Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe me Amerikën”. REPLAY: “Të kthej unë përgjigje vëlla, sepse nuk duan. S’kanë interes”, janë këto dy komentet që Rama i është përgjigjur.
“Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja ‘Rama ka mbetur vec me arabë’. Për këdo ta ketë nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve. Dhe Italia është nga Evropa apo jo Fatos, Simon. E dini sa biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri? Mbi 1 miliard euro. E dini nga vijnë? Evropë, Amerikë shumica dërrmuese. Po ne si qeveri sa projkete bëjmë dhe e dini nga vijnë? Nga Evropa thuajse të gjitha. Qeveria amerikane na njoftoi pak ditë më parë se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. E vërteta është që siç kemi çuar në tjetër nivel marrëdhënien me Evropën dhe Amerikën, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe, sidomos me Emiratet e Arabisë Saudite. Është një marrëdhënie pozitive dhe krejt e pashfrytëzuar në të shkuarën. Faleminderit që u bëtë sebep për këtë shkëmbim ‘sy më sy’. Nuk ka nevojë të më doni për të marrë informacionet që të doni. Merrni informacionet dhe doni kë të doni.”, u përgjigj Rama.












