Gjigantet mediatik të “Daily Mail”, një nga gazetat më të lexuara britanike paralajmëroi qytetarët që të mos frenkuentojnë Greqinë për pushime por të zgjedhin Shqiperinë.
Artikulli përshkruan çmime të çmendura në lokalet greke, të cilat i quan “vjedhje masive ndaj turistëve britanikë”. Veçanërisht të ekzagjeruar duken çmimet e ushqimit, ku një nga faturat e publikuara, “Daily Mail” shkruan se turistet britanike kane paguar “145 euro për një pjatë me karkaleca deti dhe rreth 35 euro 1 birrë”.
Artikulli ve në dukje se shumë afër Greqisë, plazhet shqiptare kanë çmimet më të ulëta të sezonit turistik detar në Europë. Ky është një promovim i madh që i bëhet Shqiperisë e cila kete vit po perballet me një “bum” të madh turistik. Pra nuk ngel gjë tjetër për t’i thënë britanikeve: “Ejani vizitoni Shqiperine dhe do te kenaqeni…“












