Në mbyllje të fjalës së tij ku foli për “Buxhetin 2025”, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përballë opozitës.
Ai tha se pranverën e ardhshme shqiptarët do të japin me vendimet e tyre gjykimin më të mirë për PS. Duke i quajtur “mbeturina”, Rama tha se opozita nuk do të kthehet më kurrë në pushtet.
“Shqipëria që ne duam po bëhet, ne po e ngjisim në majën e 2030-ës, aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar europiane dhe ku flamuri ynë do rreshtohet krah për krah flamujve të botës. Partia Socialiste ka një vyrtyt, gjithmonë e më të fortë dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tëra ashtu siç i meritojnë. Pranverën e ardhshme do japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS-në dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk do të kthehet më kurrë!”, tha Rama.












