Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do të rrisë presionin pasi bizneset të kenë deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre.
Rama theksoi se problemi kryesor për rritjen e pensioneve është mosdeklarimi i plotë i pagave ku tha se për këtë pasojat i vuan pensionisti.
“Kemi një plan rritje graduale të pensioneve e cila do të vijë paralelisht me rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore. Është njësoj si faturat e energjisë dikur që duhen paguar sepse çdo biznes që shmang deklarimin real të pagës për të mos paguar sigurimin shëndetësor vjedh nga një pensionist se ato mblidhen sot dhe kalojnë te pensioni nesër. Me këto të dyja ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim pensionet. Bonusi këtë vit do të jetë një bonus më i madh dhe të qëndrojë aty për çdo vit. E treta është pjesëmarrja e pensionistëve në per qindjen e rritjes ekonomike“, tha Rama.