Kryeministri Edi Rama tha se objektivi primar për vendin tonë është të futemi në Bashkimin Europian.
Rama u shpreh se bashkëpunimi i forcave politike është shumë i rëndësishëm. Më pas, siç thekson kryeministri do të jenë të lumtur me opozitën.
Rama: “Nëse forcat e pabashkueshme duan të na bashkohen, i presim me krahë hapur. Por, nuk ka shans që dikush, duke thënë unë nuk vij, të na pengojë të vazhdojmë përpara. Ne nuk mund të presim askënd, sepse nuk kemi kohë për të pritur. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, të bëjmë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Pastaj, mendje më të ndritura dhe të rinj më të urtë do të bëjnë më të mirën për vendin. Shqipëria do të bëhet një vend ku qeveria dhe opozita do të jetojnë të lumtura së bashku, por deri atëherë, duhet të futemi në BE”












