Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA.
Në këtë takim Rama tha se sot objektivi është që brenda kësaj dekade (deri në vitin 2030) të anëtarësohemi në BE, gjë që sipas tij do të ishte arritje historike.
“Duke filluar nga një GDP që ishte 12.7 miliardë, ne morëm detyrën në 2013, tani është 25.4 miliardë. Një shifër domethënëse se cfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri. Sot kemi arritur pagën mestarë në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedha është e fortë. Mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në fund, besoj që më e rëndësishmja është që të gjitha këto bashkë kanë sjellë që Shqipëria të jetë me pozicion në botë. Më shumë se kushdo tjetër, mund ta perceptojnë ata që rrinë jashtë. Sot është shumë kollaj të takosh kudo njerëz që thonë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri. Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE. Do të ishte arritje historike”, tha Rama.












