Wednesday, May 13, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama flet për “pezullimin” e Ballukut: Në asnjë vend të botës…

by Rilindje
02/12/2025
in EDI RAMA
Rama flet për “pezullimin” e Ballukut: Në asnjë vend të botës…

Kryeministri Edi Rama komentoi sot vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga një prokuror dhe një gjykatës i shkallës së parë, duke e cilësuar këtë si një rast jashtëzakonisht të rrallë në botën demokratike.

Rama shkruan se pavarësisht mbështetjes së tij të pakushtëzuar për Reformën dhe Pavarësinë e Drejtësisë, nuk mund të shikojë këtë vendim ndryshe veçse si një “rrëzim të fëmijës që sapo ka mësuar të ecë”.

Ai thekson se ndërsa një fëmijë lëndon vetëm vetveten kur rrëzohet, kur drejtësia rrëshqet, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve dhe ndërhyn në procesin qeverisës.

“Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës. Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush“, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

Rama me “dorë të hekurt”! Kryeministri tregon vendimin e prerë: Asnjë biznes mos…

11/05/2026
Shqipëria kalon mesataren europiane, Rama tregon arritjen historike në…
EDI RAMA

Shqipëria kalon mesataren europiane, Rama tregon arritjen historike në…

11/05/2026
“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…
EDI RAMA

“Ulëritësit që s’dinë ç’bëjnë!”/ Kryeministri Rama nuk ia kursen kritikat…

10/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
EDI RAMA

Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…

09/05/2026
“Është një MEME e famshme”, Rama vlerëson ish-ministren socialiste: Pa të nuk do t’ia…
EDI RAMA

“Është një MEME e famshme”, Rama vlerëson ish-ministren socialiste: Pa të nuk do t’ia…

09/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pelinçi i dërgon letrën e pazakontë Ramës: Liro zyrën për 7 ditë, fshi…
TË TJERA

Pelinçi i dërgon letrën e pazakontë Ramës: Liro zyrën për 7 ditë, fshi…

13/05/2026
“Grazie Edi”/ Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëveshjen e bujshme…
POLITIKË

“Grazie Edi”/ Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëveshjen e bujshme…

13/05/2026
Evi Kokalari dënon kritikat ndaj Ndrenikës: I bënë gjyqin një artisti të madh, kllounët…
TË TJERA

Evi Kokalari dënon kritikat ndaj Ndrenikës: I bënë gjyqin një artisti të madh, kllounët…

13/05/2026
“Do ta hiqim non gratën!”/ Gazetari zbulon ofertën që iu bë Berishës nga…
POLITIKË

“Do ta hiqim non gratën!”/ Gazetari zbulon ofertën që iu bë Berishës nga…

12/05/2026
Deputeti i PD: Ne vetëm të marrim kallashin dhe t’i dilnim përpara Ramës, vetëm…
POLITIKË

Deputeti i PD: Ne vetëm të marrim kallashin dhe t’i dilnim përpara Ramës, vetëm…

12/05/2026
Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…
AKTUALITET

Vendimi i fundit! Bashkia e Tiranës ka një lajm të mirë për pensionistët: Shtohen…

12/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!