Thursday, July 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Ambasadave për “arrestimin” e Ballukut: E kam ndarë mendjen…

by Rilindje
12/03/2026
in EDI RAMA
Berisha i ftoi në tryezë, Lëvizja Bashkë e refuzon: Jeni qelbësira…

Ka reaguar Kryeministri Edi Rama këtë të enjte lidhur me dy deklaratat zyrtare të ambasdës britanike dhe asaj gjermane në Shqipëri lidhur me rrëzimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Rama ka thënë se përshëndet deklaratat e ambasadave por sipas tij Kuvendi e ka refuzuar me të drejtë kërkesën e SPAK.

● Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

“Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%. Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:

• Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.

• Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.

• Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar Komisionit Europian.

• Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.

• Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë. Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë! Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026
Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…
EDI RAMA

Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…

09/07/2026
Rama me origjinë greke? Kryeministri befason me përgjigjen…
EDI RAMA

Kryeministri i jep fund dilemës! Rama mes liderëve botërorë, jep SUPER LAJMIN për Shqipërinë…

08/07/2026
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…
EDI RAMA

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

08/07/2026
Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…
EDI RAMA

Ka paguar qeveria 50 milionë euro për Kanye West? Rama “shuan” dilemat…

07/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…
TË TJERA

Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…

09/07/2026
Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan
BOTA

Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan

09/07/2026
Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…
AKTUALITET

Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…

09/07/2026
Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…
BOTA

Korriku nis me kaos! Lajm i keq dhe goditje e fortë, çmimi i NAFTËS po…

09/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!