Shqipërinë e rendit në vendin e parë në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytin në botë, sipas Barometrit të Organizatës Botërore të Turizmit.
Për këtë reagoi arritje fantastike reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se këto të dhëna dëshmojnë suksesin e padiskutueshëm në fushën e turizmit.
“Një tjetër certifikim ndërkombëtar për këtë vit turistik sapo vjen nga Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, ku Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas Katarit të Kupës së Botës, teksa një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë. 9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024”, shkruan Rama.