Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën “SY m’SY”, ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.
Rama iu përgjigj një prej komentuesve, i cili shprehej se hunda e kreut të qeverisë ishte e shtrembër nga konsumi i drogës, duke thënë se këto të fundit janë pretendime nga “katran partia”, të cilat janë përsëritur mijëra herë duke u kthyer në “lavazh truri” për qytetarët.
“Të ka ikur hunda shtrembët, vetëm ti mos fol për drogë”– i shkruan komentuesi.
“E vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam të drejtë sepse ajo katran partia që ta ka mbushur mendjen se jam drogaxhi siç e shkruan, duke ta përsëritur mijëra herë derisa shpifja të duket sikur është e vërtetë, ku quhet lavazh truri, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më ka çarë edhe buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe mbase s’e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që u grabitën shqiptarëve të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të asaj partie që të ka mësuar edhe ty si të tjerë që të thuash se jam drogaxhi”, iu përgjigj Rama.