Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje biznesmenëve që të deklarojnë pagat e vërteta të punonjësve.
Rama e konsideroi një krim që do të luftohet, ndërsa përmendi se një punonjës ndërtimi sot nuk paguhet me pagë minimale, ashtu siç deklarohet. Rama paralajmëroi se ditët në vijim do të nisë një aksion i fortë dhe asnjë biznes që fsheh pagat reale nuk do tolerohet.
“Nuk dua të bëj kërcënime por dua t’u them biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime nuk ekziston më 400, 500, 600 punonjës nuk ekziston dhe na i regjistrojnë me pagë minimale, ky është krim, ndërsa deri sot e kemi trajtuar si informalitet, kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë. E pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale, janë krim çdo pensionisti që me të drejtë thotë vajti si vajti kjo punë po atë gjysmën e gjelit mos na e lini ta kujtojmë dhe të themi që ooo sa mirë kaluam nga gjysmës a e gjelit tek 5 milekshi i vitit, duhet të bëhet më shumë, duhet të luftohen këta, hyjnë në një hak shumë të madh, në një gjysma shumë të madh, për të vijuar me vitet e pakta të punës, është problem shumë i madh”, tha Rama.