Kryeministri Edi Rama i cili ka niur pushimet në Jug, ndërkohë sot ishte në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme lokale, ku foli për kandidatin socialist Vangjel Tavo dhe ofertën e PS-së.
Rama hodhi poshtë akuzat e ngritura sot se ka vjedhur pronat, duke thënë se vijnë nga “një kazan në Greqi”.
”Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Thoshte “Rama ka grabitur pronat”. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën. Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa”, shtoi Rama.












